Lëndohen pesë persona në një askident në Shkup

Maqedonia

Lëndohen pesë persona në një askident në Shkup

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

Në një aksident që ka ndodhur në udhëkryqin nga bulevardi ‘Aleksandari i Maqedonisë’, rruga ‘Brigada e 16-të e Maqedonisë’ dhe rruga ‘Brigadat internacionale’ një person ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa katër të tjerët lëndime më të lehta.

Nga MPB njoftojnë se në aksident kanë marrë pjesë gjashtë automjete.

Në aksident lëndime të rënda trupore ka marrë S.D (51) nga Shkupi.

Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat