Zaev: Në zgjedhjet duhet të zgjedhim mes zhvillimit dhe kthimit prapa

Maqedonia

Zaev: Në zgjedhjet duhet të zgjedhim mes zhvillimit dhe kthimit prapa

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 17:46
Zoran Zaev

Kryeministri dhe kryetari i LSDM, Zoran Zaev në fjalimin e tij në Shkup në fushatën ‘Jemi në rrugë të drejtë’ tha se Maqedonia në zgjedhjet e ardhshme do të zgjedhë mes zhvillimit dhe kthimit prapa.

“Vendosëm themele të fuqishëm. Nëse në këto momente mendojmë se zhvillimi po shkon ngadalë, kjo do të thotë se është real. Fitorja kërkon përkushtim dhe disiplinë. Do të fitojmë për shkak se opsioni tjetër është kthim pas drejt problemve të vjetra, hidhërimet edhe brenda edhe me fqinjët”, tha Zaev.

Sipas Zaev, sukseset në ekonomi janë në vend të parë kështu që edhe çdo anëtar i partië miqve dhe t’ua të cek së paku tre arritje, veçanërisht ekonominë.

“Mund të jenë dy apo pesë sa më shumë aq më mirë. Për dy vite e gjysmë bëmë më shumë për ekonominë e Maqedonisë se sa ata që bënë për 11 vite. Qytetarët filluan t’i prekin përfitimet”, tha Zaev duke shtuar se janë rritur pagat, pensionet dhe ndihma sociale e cila është rritur për 300%.

Papunësia, sipa Zaev në tremujorin e tretë të vitit 2019 është 17.1 dhe se për dy vite, Qeveria nënshkroi 34 marrëveshjet të reja për investime të huaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat