OBRM-PDUKM: Tre vite sundon regjimi i Zoran Zaev

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Tre vite sundon regjimi i Zoran Zaev

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 19:18
Foto ilustrim

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase thuhet se “Zoran Zaev e vodhi shtetin gjatë këtyre shteteve aq sa është në pushtet. Nuk ka biznes që nuk i është bërë haraç, nuk ka institucion ku nuk ka pasur tenderë milionësh”.

Nga kjo parti akuzojnë se Zaev liroi të dënuarit për vrasjen në Liqenin e Smillkovës ndërsa të tjetrin e la të arratiset kurse në burg gjenden njerëz të pafajshëm.

“Për tre vite sundon regjim i vërtetë. Regjimi i Zoran Zaevit, diktatorit nga Murtino. Në kohën e të cilit është bërë kriminaliteti më i madh”, shprehen nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se për tre vite sundon regjimi i Zaevit dhe se gjatë këtyre viteve ka borxh prej 900 milionë eurove të reja, para që sipas kësaj partie, do t’i paguajnë fëmijët tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat