Tesla do të vendosë super-mbushës për automjetet elektrike në Shkup

Maqedonia

Tesla do të vendosë super-mbushës për automjetet elektrike në Shkup

Më: 4 janar 2020 Në ora: 13:25
Foto ilustrim

Shkupi ndodhet në hartën e qyteteve ku do të ketë super-mbushës të baterive për automjetet me elektrike.

Në web-faqen e kompanisë Tesla, nën hartën shkruan se do të publikohet se në cilën vend të Shkupit do të vendoset super-mbushësi dhe se kur do të ndodhë kjo.

Përveç Shkupit, Tesla planifikon të vendosë super-mbushës edhe në Selanik, Janinë, Athinë, Beograd dhe vende tjera të rajonit.

Për momentin në Maqedoni ka mbushës të EVN Maqedoni për automjetet elektrike në disa qytete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat