Maqedoni, do të ndërrohen tetë shefa në MPB

Maqedonia

Maqedoni, do të ndërrohen tetë shefa në MPB

Më: 8 janar 2020 Në ora: 22:42
Ilustrim

Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev thotë se tetë sektorë të MPB-së do të ndërrohen.

Ai në intervistë për ‘MRTV’, tha se ndryshimet i janë dërguar kryeministrit teknik Oliver Spasovskit dhe se pret që gjatë ditë së sotme të kalojnë në sistematizimin e qeverisë.

“Unë kam të drejtë për 15 ndërrime. Këto 15 vende do të jenë në tetë SPB-të, Shkup, Kumanovë, Veles, Tetovë, Manastir, Shtip, Ohër dhe Strumicë”, tha Spasovski duke shtuar se ndryshime do të bëhen edhe në njësitë e MPB-së.

Ndryshe, Naqe Çulev që nga tre janari është ministër teknik në MPB nga radhët e OBRM-PDUKM-së, i cili ka për detyrë që t’i organizojë zgjedhjet e 12 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat