OSBE: Dënojmë çdo formë të racizmit dhe antisemitizmit

Maqedonia

OSBE: Dënojmë çdo formë të racizmit dhe antisemitizmit

Më: 9 janar 2020 Në ora: 11:55
Foto ilustrim

Misioni i OSBE-së në Shkup dënon të gjitha format e racizmit, antisemitizmit dhe jotolerancës.

Misioni në faqen e saj zyrtare në Facebook ka ftuar anëtarët dhe mbështetësit e gjitha partive politike të përmbahen nga shprehja dhe shpërndarja e përmbajtjeve fyese në baza etnike, fetare apo tjera.

“Periudhat parazgjedhore janë kohëra kur shtetet janë të prekshëm në gjuha e diskriminimit dhe jotelerancës që mund të sjell deri te pasoja serioze. Të dhënat e Misionit dhe të OJQ-ve lokale nga shtatë vitet e kaluara tregojnë se incidentet e gjuhës së urrejtjes në Maqedoninë e Veriut shënojnë rritje historike gjatë kohës së periudhës parazgjedhore ve[mas në baza të përkatësisë etnike e politike”, theksojnë në OSBE.

Misioni shton se kjo është kohë e rëndësishme për vendin, duke pasur parasysh zbatimin e qëllimeve strategjike të Maqedonisë së Veriut. OSBE thekson se zgjedhje të lira, korrekte dhe pa gjuhë të urrejtjes janë të domosdoshme për vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat