Mizrahi: Ka 11.514 kërkesa të pazgjidhura për ndihmë nga një person tjetër

Maqedonia

Mizrahi: Ka 11.514 kërkesa të pazgjidhura për ndihmë nga një person tjetër

Më: 9 janar 2020 Në ora: 16:14
Rashel Mizrahi

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Rashel Mizrahi thotë se sipas të dhënave që ajo ka marrë nga Qendrat për Punë Sociale, aktualisht janë 11.514 kërkesa për ndihmë dhe kujdes nga një person tjetër. Sipas saj, kjo tregon se deri më tani qeveria dhe ministria kanë vënë problemet e qytetarëve në qilim.

“Të dhënat që kemi marrë nga qendrat e punës sociale janë shqetësuese. Situata aktuale është befasuese. Prej 8.500 kërkesa të paraqitura ndërmjet 1 qershorit dhe 1 tetorit 2019, deri dje janë zgjidhur vetëm 1.589 kërkesa për ndihmë dhe kujdes nga një person tjetër. Sipas këtyre të dhënave, deri dje në orën 20:00 janë paraqitur 4.603 kërkesa të reja, të cilat nuk janë zgjidhur aspak, ndërsa arsyet nuk dihen ende. Kjo do të thotë që në këtë shtet për momentin nuk ka 8.500 por 11.514 kërkesa të pazgjidhura për përkujdesje nga një person tjetër”, tha Ministrja Mizrahi.

Kjo, shtoi ajo, tregon se qeveria dhe ministria më parë “kishin vendosur problemet e qytetarëve nën tepih”. Kjo, thotë Mizrahi, është e papranueshme sepse familjet janë ende në pritje të ndihmës që u duhen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat