Thimonier jep optimizëm për fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në

Maqedonia

Thimonier jep optimizëm për fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në

Më: 10 janar 2020 Në ora: 12:03
Pamje nga takimi

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani u takua sot me ambasadorin francez në Shkup, Christian Thimonier, pas së cilës ai ktheu optimizmin se Maqedonia do të marrë datë për negociatat me BE-në më shpejt se sa pritej.

“Ne do t’i bindim edhe francezët. Gjërat po duken mirë tani. Le të vazhdojmë të punojmë që e ardhmja të duket e mirë”, tha Osmani pas takimit me Thimonier.

Dje takim me Thimonier realizoi edhe kryeministri teknik Oliver Spasovski. Sinjalet e fundit kanë qenë gjithashtu pozitive nga Presidenti Francez Emmanuel Macron se ai mund të japë “dritë të gjelbër” në samitin e majit në Zagreb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat