Maqedoni, hakohet faqja e Regjistrit Qendror në Facebook

Maqedonia

Maqedoni, hakohet faqja e Regjistrit Qendror në Facebook

Më: 12 janar 2020 Në ora: 14:03
Foto ilustrim

Regjistri Qendror sot njoftoi se faqja e tyre në rrjetin social në Facebook është hakuar dhe lut që përmbajtjet që publikohen të injorohen nga qytetarët, për shkak se siç thonë ato, s’është qëndrimi i tyre.

Në njoftim theksojnë se për momentin punohet për një faqe të re për të cilën mediat dhe opinioni do të njoftohen.

“Faqja në ‘Facebook’ është krijuar që prej 10 viteve nga Emil Jakimovski në kohën kur ai ka qenë udhëheqës i Repartit për marketing dhe marrëdhënie me publikun. Regjistri Qendror dyshon se ky person qëndron pas postimeve që u shfaqën në faqen në Facebook”, thuhet në njoftim.

Ky rast, siç thonë, është denoncuar në Sektorin për krime kompjuterike pranë MPB dhe ju bëjnë apel organeve hetimore të hetojnë rastin.

Ndryshe, sot në faqen në Facebook u shkrua se “drejtoresha e Regjistrit Qendror, për momentin është e zënë dhe kurdisje tenderi dhe mobing ndaj anëtarëve të OBRM-PDUKM-së”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat