Llokvenec: Mickoski dhe partia e tij përgatisin terren për mospranim të rezultatit zgjedhor

Maqedonia

Llokvenec: Mickoski dhe partia e tij përgatisin terren për mospranim të rezultatit zgjedhor

Më: 13 janar 2020 Në ora: 16:06
Hari Llokvenec

Në konferencë për shtyp, Hari Llokvenec nga radhët e LSDM tha se “OBRM-PDUKM përmes keqpërdorimeve të funksioneve teknike dhe shpërndarjes së lajmeve të rreme e mbrojnë krimin e regjimit”.

“Me keqpërdorim të funksioneve teknike, OBRM-PDUKM dëshiron që qytetarët t’i realizojnë të drejtat e tyre të garantuara me Kushtetutë gjatë kohës së qeverisë teknike”, tha Llokvenec.

Sipas tij, në këtë mënyrë Mickoski dhe partia e tij përgatisin terren për mospranim të rezultatit zgjedhor.

“Propozojnë kuadro të dyshuara me aktakuza, shpërndajnë lajme të rreme. Nuk ofrojnë asgjë përveç rindërtimin të regjimit dhe mbrojtjes së krimit ndërsa ne si LSDM bashkërisht me qytetarët nuk do të lejojmë një gjë të tillë”, tha Llokvenecv.

Ai shtoi se sot, institucionet janë në duar të sigurta dhe se zgjedhje demokratike dhe të lira do të ketë më 12 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat