Maqedoni, do të kontrollohen nëse janë kryer keqpërdorime të automjeteve zyrtare në MPB

Maqedonia

Maqedoni, do të kontrollohen nëse janë kryer keqpërdorime të automjeteve zyrtare në MPB

Më: 13 janar 2020 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme sot u mbajt takim mes ministrit teknik, Naqe Çulev dhe zëvendësministres teknike, Slavjanka Petrovska për t’i sqaruar çështjet e hapura në funksionimin e ministrisë.

Pas këtij takimi, vijoi takim pune në përbërje më të gjerë, ku morën pjesë edhe zëvendësministri Agim Nuhiu, drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski dhe zëvendësdrejtori i BSP-së, Besir Deari.

Siç njoftojnë nga MPB, për telegramin e automjeteve është rënë dakord që nëse ka ndonjë dyshim për keqpërodrim të automjeteve zyrtare, kjo duhet të vërtetohet në procedurë në Repartin për Kontroll të Brendshëm pranë MPB-së.

“Në të njëjtën kohë është konstatuar se në koordinim të ndërsjellë mes njësive organizative të bëhet edhe shpërndarja e autodromeve”, sqarojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat