Zoran Zaevi ftohet si dëshmitar në rastin “Monstra”

Maqedonia

Zoran Zaevi ftohet si dëshmitar në rastin “Monstra”

Më: 14 janar 2020 Në ora: 13:28
Zoran Zaev

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev është ftuar të dëshmojë në seancën e radhës për rastin “Monstra”, me kërkesë të prokurorit Gavrill Bubevski.

Me kërkesë të Prokurorisë është ftuar edhe Zvonko Kostovski, Zoran Trajkovski, Zoran Vellkovski dhe Ljupço Todorovski. Gjykata i pranoi këto kërkesa.

Zaev dhe Kostovski janë ftuar për të dëshmuar në lidhje me atë se si kanë marrë bisedat e përgjuara, për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovë.

Ndërsa Vellkovski është ftuar si denoncues i ngjarjes.

Me kërkesë të prindërve të personave të vrarë, dëshmitarë shtesë do të jetë edhe Aleksovski, i cili ka qenë bashkëpunëtor i ish-presidentit Gjorge Ivanov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat