Bekteshi merr pjesë në Samitin rajonal të turizmit në Tiranë

Maqedonia

Bekteshi merr pjesë në Samitin rajonal të turizmit në Tiranë

Më: 14 janar 2020 Në ora: 17:28
Samiti Rajonal

Në Shqipëri po mbahet Samiti Rajonal  i Turizmit, një aktivitet nga Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë. I pranishëm në këtë eveniment rajonal është edhe ministri i ekonomisë së RMV, Kreshnik Bekteshi.

“Kam nderin që me ftesë të Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi jam pjesë e Samitit Rajonal të Turizmit. Më 26 nëntor, Shqipëria u godit nga një tërmet i madh që shkaktoi jo vetëm dëme të mëdha materiale, por edhe humbje jete. Por tani vijon periudhë e rinovimit në Shqipëri. Për këtë proces rindërtimi është e nevojshme jo vetëm ndihmë e madhe nga rajoni, por nga e gjithë bota. Unë dua që nga ky Samit t’u bëj thirrje të gjitha vendeve të ndihmojnë në rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti shkatërrues në Shqipëri. Maqedonia e Veriut do të vazhdojë ti qëndroj në dispozicion Republikës së Shqipërisë me të gjitha mjetet në mënyrë që të tejkalojë katastrofën që ka përjetuar”, tha Bekteshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat