Kostadinov: Janë parashtruar 300 aktpadi penale kundër kuadrove të OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

Kostadinov: Janë parashtruar 300 aktpadi penale kundër kuadrove të OBRM-PDUKM-së

Më: 14 janar 2020 Në ora: 18:20
Kostadin Kostadionov

Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadionov në konferencë për shtyp njoftoi se deri tani janë parashtruar 300 aktpadi penale kundër kuadrove të OBRM-PDUKM-së në nivel lokal, prejt të cilave pjesa më e madhe janë bllokuar në labirintet gjyqësore.

“Pas ndryshimeve demokratike, në nivel lokal dhe komunal, nga ana e kryetarëve të komunave, komunave dhe institucioneve tjera deri sot janë parashtruar thuajse 300 aktpadi penale kundër ish kryetarë e komunave, kryesues të këshillave në nivel lokal, kuadro të OBRM-PDUKM. Nga 300 aktpadi, deri tani të proceduara janë 129 para gjykatave”, u shpreh Kostadinov i cili shtoi se shumë lëndë mbeten të bllokuara në labirintet gjyqësore.

Ai akuzoi se strukturat, e siç tha ai, gjyqësisë svarovski pengojnë drejtësi në çdo nivel dhe se kjo është edhe një dëshmi për nevojën e pastrimit dhe reformave në gjyqësi.

Sipas tij, prokuroria dhe gjykatësit duhet ta rrisin efikasitetin dhe të veprojnë në lëndët e hapura.

“Proceset duhet të marrin epilog gjyqësor, drejtësia duhet zbatohet dhe çdo kush i cili ka kryer vepra penale duhet të përgjigjet. Neve na duhet gjyqësi që do të zbatojë drejtvsi, dhe nuk do të vjetërsojë vepra dhe të pengojë drejtësinë”, tha mes tjerash Kostadinov

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat