Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 15 janar 2020 Në ora: 08:21
Foto ilustrim

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Nëpër lugina do të vazhdojë të ketë mjegull.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga -2 deri 3 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 6 deri 14 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë stabil. Në vendet më të larta malore do të ketë diell dhe moti do të jetë relativisht i ngrohtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat