Tregtarët edhe sot në protesta, kërkojnë uljen e çmimit të parkingut në Qendër të Shkupit

Maqedonia

Tregtarët edhe sot në protesta, kërkojnë uljen e çmimit të parkingut në Qendër të Shkupit

Më: 15 janar 2020 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Sot në mëngjes në rrugën Kirill dhe Metodij rreth 50 qytetarë të cilët punojnë në Tregun e Gjelbër kanë protestuar duke bllokuar komunikacionin në këtë rrugë me kërkesë për uljen e çmimeve për parking në Komunën Qendër.

Komuna Qendër ditë më parë morri vendin për ritjen e çmimit të parkingut, kjo shkaktoi revoltën e tregtarëve sepse sipas tyre , kjo do të ndikoj në punën e tyre, gjegjsishtë uljen e qarkullimit ditorë.

Nga Ndërmarrja Publike “Parkingjet në Komunën Qendër” përmes një kumtese shprehën keqardhje për pakënaqësinë tek tregtarët – pronarë të tezgave në Tregun e Gjelbër në Qendër.

Tregtarët thonë se rritja e çmimit të parkingjeve ua dëmton përfitimet edhe ashtu të ulëta nga tregu dhe kërkojnë që ora e parë për parkim të jetë pa pagesë, ndërsa për çdo orë tjetër të vlejë çmimi i vjetër.

Ndërmarrja Publike “Parkingjet në Komunën Qendër” javën e kaluar solli vendim, me të cilin prej 8 janar çmimet për parking u rritën për 20 denarë, me çka një orë parking tani kushton 70 denarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat