Gjorçev: Jemi sikurse Kolumbia e Ballkanit

Maqedonia

Gjorçev: Jemi sikurse Kolumbia e Ballkanit

Më: 15 janar 2020 Në ora: 14:03
Vlladimir Gjorçev

Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së në Kuvend në debatin për hapësirat e lojërave të fatit mes tjerash tha se krimi është rritur.

“Çdo ditë ka gjuajtje me armë, sikur Kolumbia e Ballkanit të jemi”, thotë Gjorçev i cili shton se e gjithë kjo vjen si pasojë kur në çdo lagje jemi bastore sportive dhe kazino.

Sipas tij, kemi shpërthim të krimi ndërsa qeveria nuk solli asnjë fabrikë në Maqedoni.

Në debatin e sotëm për hapësirat e lojërave të fatit, deputetja e RDM-së, Liljana Popovska dënoi ashpër fenomenet këtilla, ku njerëzit shpenzojnë paratë e tyre.

“Në ato vende shkojnë njerëz të dëshpëruar, të cilët i luten Zotit të fitojnë ndonjë para”, tha mes tjerash Popovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat