Rritet numri i udhëtarëve në aeroportet e Maqedonisë

Maqedonia

Rritet numri i udhëtarëve në aeroportet e Maqedonisë

Më: 15 janar 2020 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Numri i udhëtarëve në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit gjatë vitit 2019 në nivel vjetor është rritur për 14 përqind, pse gjithsej 2.677.618 udhëtar.

Portali “SeeNews”, duke iu referuar komunikatës së kompanisë “Aeroportet në Paris”, thekson se vetëm në muajin dhjetor në vitin e kaluar në vend ka pasur 196.851 udhëtar, që paraqet rritje prej 15 përqind, në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2018.

Sipas këtij portali, 46.15 përqind e aksioneve janë të kompanisë turke “TAV Airports”, e cila menaxhon aeroportet e Shkupit dhe Ohrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat