Spasovski: Presim të anëtarësohemi në NATO para zgjedhjeve të parakohshme

Maqedonia

Spasovski: Presim të anëtarësohemi në NATO para zgjedhjeve të parakohshme

Më: 15 janar 2020 Në ora: 15:36
Foto nga takimi

“Vendi ynë pret anëtarësim të plotë në NATO para zgjedhjeve të prillit. Në ndërkohë plotësohen të gjitha detyrimet dhe përgjegjësitë për participimin tonë në aleancë, duke përfshirë edhe modernizimin e armatës dhe financimin e saj sipas standardeve të NATO-s”.

Këtë e tha sot kryeministri teknik Oliver Spasovski, i cili realizoi takim me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Shkup, Rachell Galloway.

Spasovski gjithashtu tha se paralelisht me aktivitete për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në muajin prill, Qeveria mbetet e përkushtuar edhe në stabilizimin e demokracisë, zbatimin e reformave, mbajtjen e dialogut politik, si dhe argumentet për vendim pozitiv nga BE për nisjen e negociatave gjatë periudhës së ardhshme.

Sa i përket organizimit të zgjedhjeve, Spasovski tha se Qeveria vazhdimisht bashkëpunon me institucionet kompetente për mbajtjen e zgjedhjeve.

Ndërsa ambasadorja Galloway tha se Mbretëria e Bashkuar mbetet aleat i përkushtuar i Maqedonisë së Veriut, duke shtuar se paralajmërimet e Komisionit Evropian janë inkurajuese se së shpejti do të dorëzohet metodologjia e re për zgjerimin e BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat