Shtyhet seanca për rastin “TNT”

Maqedonia

Shtyhet seanca për rastin “TNT”

Më: 15 janar 2020 Në ora: 19:24
Foto ilustrim

Rasti “TNT” assesi të nisë nga fillimi. I akuzuari Toni Trajkovski u bë sërisht shkak që të anulohet seanca që duhej të zhvillohej sot. Trajkovski u ankua për gjendjen shëndetësore, duke dorëzuar tek gjykata edhe dokumente mjekësore dhe propozim të mjekëve për pushim mjekësor. Kështu gjykata respektoi këtë dhe i dha kohë që shëndeti i tij të përmirësohet deri në seancën e ardhshme që u caktua për më 20 janar. Gjendja shëndetësore e të akuzuarit Toni Trajkovski ka të bëjë me atë kur pikërisht në ditët kur lënda kishte arritur në finale dhe thuheshin fjalët përfundimtare, gjatë një mbrëmje Trajkovski duke shëtitur në park ishte sulmuar nga disa persona, pas çka ju nënshtrua trajtimit mjekësor.

Ndërkaq, ardhja e tij në gjykatë siç theksoi ai, ishte pa ftesë, pasi sipas tij nuk i është dërguar ftesa për të marrë pjesë në seancë. Edhe një ditë më parë Trajkovski mungoi, pasi siç tha avokati i tij, klienti nuk e ka marrë ftesën prej gjykatës. Kurse në anën tjetër, gjykata këmbëngulte se korrieri i gjykatës i ka dorëzuar ftesë në adresën e shtëpisë, që ky i akuzuar e ka dhënë në gjykatë. Me këtë rast gjykatësi Ognen Stavrev dha urdhër që për ditën e sotme ai të sillej me polici, mirëpo Toni Trajkovski në seancë u paraqit vetë, pa shoqërim të forcave policore, me ndihmën e vëllait të tij.

Ndërkaq, prokurori i lëndës Burim Rrustemi propozoi që për shkaqe ekonomike te procedurës, lënda te ndahet për të akuzuarin Trajkovski dhe të mund të vazhdoj për të akuzuarit e tjerë. Mirëpo, i njëjti propozim ishte i papranueshëm nga mbrojtja, pasi siç thonë ata kjo lëndë është një zinxhir mes të akuzuarve, që nuk mund të ndahet për asnjërin prej tyre.

“Nuk mund të ndahet procedura, pasi vetë prokuroria që e ka ngritur aktakuzën paraqet një lidhje zinxhiri, nga i pari i akuzuar deri tek i fundit, ku i pari e ka nxitur të dytin, i dyti të tretin dhe kështu me radhë, pra është një zinxhir që nuk mund ta ndahet. Me ligj, kjo nuk lejohet. Vetë sulmi ndaj Tonit ka lënë pasoja në shëndet, ka diagnozë prej mjekëve që, nuk do doj ta komentoj. megjithatë propozojnë qetësim dhe nuk mund të marrë pjesë në gjykim 15 ditë”, Jovica Strashevski, avokat i Toni Trajkovski.

Në rastin “TNT”, ish kryeministri, tash në arrati Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish kryetari i Gazibabës Toni Trajkovski dhe disa të punësuar në komunë, akuzohen për prishjen e objektit “Kosmos”, të biznesmenit Fiat Canovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat