Maqedoni, shtegu Ballkanik ende është i hapur për emigrantët

Maqedonia

Maqedoni, shtegu Ballkanik ende është i hapur për emigrantët

Më: 15 janar 2020 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Grup i madh i emigrantëve të kapur në Strumicë. 26 banorë të Sirisë, Afganistanit, Pakistanit, Irakut dhe Kamerunit janë gjetur në një furgon të drejtuar nga një 29-vjeçar banor i Haraçinës.

Automjeti “Reno Master” u ndalua nga policia mëngjesin e djeshëm në rrugën Kuklish-Svidovica.

Kontrabandistët e kanë ndryshuar shtegun. Ato më shumë po përdorin shtigjet malore të Bellasicës, por edhe nga rrugët joefikase lokale dhe rajonale siç është kjo Svidovica – Kuklish, e cila përgjatë fshatrave nën-Belasic çon në kufirin bullgar.

Shoferi i furgonit është mbajtur në stacionin policor të Strumicës, ndërsa pas plotësimit të dokumentacionit për rastin, do të ngritet kallëzim penal kundër tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat