Zaev-Varhejli: Shpresojmë që metodologjia e re e zgjerimit të jetë korrekte

Maqedonia

Zaev-Varhejli: Shpresojmë që metodologjia e re e zgjerimit të jetë korrekte

Më: 16 janar 2020 Në ora: 12:35
Foto nga takimi

Delegacioni partiak i LSDM-së i udhëhequr nga kryetari Zoran Zaev bashkë me sekretarin e përgjithshëm Lupço Nikollovski, sekretarin për bashkëpunim ndërkombëtar, Bojan Mariçiq dhe Kalinka Gaber nga Komisioni për çështje evropiane në LSDM, sot është takuar me delegacion të Komisionit Evropian të udhëhequr nga eurokomisari për fqinjësi dhe negociata për zgjerim, Oliver Varheji.

Në takim kryetari i LSDM-së, Zaev ka thënë se KE çdoherë ka qenë e sinqertë dhe aleat i fuqishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e eurointegrimeve dhe ka shprehur bindjen se ajo do të vazhdojë edhe me përbërjen e re të Komisionit. “Çdo ditë, çdo javë, çdo muaj është i rëndësishëm për realizimin e reformave që janë me rëndësi për BE-në. E presim metodologjinë e re dhe besojmë se ajo do të ketë qasje korrekte dhe do të vlerësohet sipas sistemit të meritave. Motivi jonë kryesor edhe më tej është BE dhe ajo nuk ka alternativë, gjithçka që varet nga ne do të kryhet siç ka qenë deri tani. Fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut do të thotë sinjal pozitiv për mbarë rajonin tonë”, ka thënë Zaev. Nga ana e eurokomisarit Varheji është thënë se metodologjia e re për zgjerimin po përgatitet dhe se së shpejti do të prezantohet para shteteve anëtare të Unionit. Varheji ka thënë se është me rëndësi shteti të vazhdojë me kursin evropian, të vazhdojë me reformat, veçmas me rëndësi është miratimi i Ligjit të ri për Prokurori Publike me çka Maqedonia e Veriut edhe një herë do të tregojë se është e përkushtuar në reformat me rëndësi për avancimin drejt BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat