Xhaferi: Partitë të arrijnë marrëveshje për Ligjin për Prokurorinë Publike

Maqedonia

Xhaferi: Partitë të arrijnë marrëveshje për Ligjin për Prokurorinë Publike

Më: 16 janar 2020 Në ora: 14:37
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot tha se Kuvendi ka mundësi që ta miratoj Ligjin për Prokurorinë Publike në çdo moment, por duhet partitë politike të arrijnë marrëveshje.

Ai tha se përfaqësuesit e partive duhet ta respektojnë apelin e përfaqësuesve ndërkombëtar.

“Nëse porosia e ambasadorit francez Christian Thimonier është se Ligji për Prokurorinë Publike është shumë i rëndësishëm për marrjen e datës për negociata, atëherë partitë politike duhet të tejkalojnë pengesat dhe të merren vesh”.

“Në aspektin e procedurave të Kuvendit, kohë të mjaftueshme ka dhe Kuvendi mund të punojë në çdo moment nëse ka nevojë, por duhet të ketë rezultat nga puna. Andaj partitë politike duhet të arrijnë marrëveshje”, tha Talat Xhaferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat