Spasovski-Gerberich: Vazhdon mbështetja e Gjermanisë për rrugën drejt BE-së

Maqedonia

Spasovski-Gerberich: Vazhdon mbështetja e Gjermanisë për rrugën drejt BE-së

Më: 16 janar 2020 Në ora: 18:15
Oliver Spasovski dhe Thomas Gerberich

Kryeministri teknik Oliver Spasovski u takua me ambasadorin gjerman Thomas Gerberich, duke e uruar atë për marrjen e detyrës.

Në takimi konkludoi se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika Federale e Gjermanisë kanë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale, të karakterizuara nga dialogu dinamik dhe partneriteti i qëndrueshëm dhe u shpreh gatishmëria për të thelluar bashkëpunimin në periudhën e ardhshme.

Kryeministri Spasovski falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në të gjitha proceset që synojnë arritjen e qëllimeve kryesore strategjike të vendit tonë, anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Ai theksoi se kërkojnë vendime të guximshme dhe shprehu shpresën që vendi ynë së shpejti të bëhet anëtar i plotë i NATO-s. Ratifikimi i Protokollit në Spanjë tashmë ka filluar, ndërsa Qeveria ka paraqitur propozim ligjin për ratifikimin e marrëveshjes së Veriatlantikut në Kuvend.

Në takimi u theksua se vizita e djeshme e Komisionerit Evropian Zgjerim të BE-së, Z. Varhelyi, ka sjell optimizëm se një vendim pozitiv i BE-së për fillimin e negociatave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat