Lukarevska: “TVSH-ja Ime” shfaq rezultatet e mira edhe jashtë shtetit tonë

Maqedonia

Lukarevska: “TVSH-ja Ime” shfaq rezultatet e mira edhe jashtë shtetit tonë

Më: 16 janar 2020 Në ora: 18:58
Ilustrim

Drejtorja e Administratës Tatimore të Shqipërisë, Delina Ibrahimaj sot kishte takim me drejtoren e Drejtorisë së të Hyrave Publike (DHP), Sanja Lularevska. Fokusi i takimit ishte funksionimi i masës ‘TVSH-ja ime’ për shkak se Shqipëria ka shprehur interesimin të zbatojë këtë reformë.

“TVSH-ja ime shfaq rezultatet e e mira edhe jashtë shtetit tonë”, shkroi Lukarevska në ‘Facebook’.

Ndryshe, masa ‘TVSH-ja ime’ filloi nga 1 korriku i vitit të kaluar. Qytetarët të cilët skanojnë fatura u kthehet 15% e TVSH-së së paguar.

DHP në fund të dhjetorit njoftoi se në periudhë tetor-dhjetor janë skanuar 28.948.878 llogari fiskale ndërsa qytetarët nëpërmjet aplikacionit mobil ‘TVSH-ja ime’ apo ‘Moj DDV’, kanë kthyer 3.791.000 milionë eruo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat