Për shkak mjegullës, ulje e dukshmërisë në disa akse rrugore

Maqedonia

Për shkak mjegullës, ulje e dukshmërisë në disa akse rrugore

Më: 17 janar 2020 Në ora: 22:40
Foto ilustrim

Ulje të dukshmërisë për shkak mjegullës prej 40-50 m. ka në aksin rrugor Shkup – Tetovë – Gostivar dhe Tetovë – Jazhincë, prej 50 – 100 m në aksin rrugor Veles -Katllanovë, prej 10 – 15 m. në aksin rrugor Tetovë – f Gajre, deri 50 m. në aksin rrugor Sh. Nikollë – Kumanovë, prej 100 – 150 m. në akset rrugore Manastir – Prilep, M Brod – Kërçovë, Dibër – Strugë dhe Resnjë – Ohër, kumtoi NP Rrugët e Maqedonisë.

Komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet rrjedhshëm nëpër disa vende të lagështa.

Nga NP Rrugët e Maqedonisë, apelojnë drejtim të kujdesshëm dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet në rrugë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat