LSDM: Më nuk ka ekzekutim të detyruar për qytetarët me rrezikim social

Maqedonia

LSDM: Më nuk ka ekzekutim të detyruar për qytetarët me rrezikim social

Më: 18 janar 2020 Në ora: 10:44
LSDM

Nga partia LSDM thonë se kjo parti vazhdon me zbatimin e politikave përgjegjëse që sigurojnë standard më të mirë jetese për qytetarët dhe rivendosin dinjitetin.

Nga atje theksojnë se ndryshimet në ligjin për përmbarimin të miratuar nga Kuvendi me propozimin e LSDM-së janë posaçërisht në interes të kategorive të rrezikuara të qytetarëve.

Sipas LSDM-së, të ardhurat e qytetarëve që janë përfitues të asistencës minimale të garantuar të sigurimeve shoqërore, të ardhurat e fëmijëve në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, si dhe të ardhurat e siguruara sociale të të rriturve, që prej tani janë plotësisht të liruara nga ekzekutimi i detyruar.

“Ndryshimet zvogëlojnë sasinë e vlerës maksimale që mund të mbahet nga të ardhurat e qytetarëve. Në vend të 1/3 aktuale të fitimeve, shuma që mund të ekzekutohet ulet në 1/5 e pagës ose pensionit për fituesit e pagave mesatare dhe pensioneve, si dhe për fëmijë përfitues të pensionit familjar”, thonë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat