Regjim i veçantë i komunikacionit sot në Shkup

Maqedonia

Regjim i veçantë i komunikacionit sot në Shkup

Më: 19 janar 2020 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Për shkak të manifestimeve që do të zhvillohen me rastin e festës fetare të krishterëve ortodoks, policia rrugore nga SPB Shkup do të caktojë regjim të komunikacionit në rrethinë e qendrës së Shkupit si dhe në komunën Gjorçe Petrov.

Siç informojnë nga MPB, në periudhën prej ora 10:00 deri në fund të ngjarjeve me rastin e festës fetare, në qendër të Shkupit do të mbyllet rruga “Filipi II i Maqedonisë” deri te sheshi “Goce Dellçev” dhe tek “13 nëntori” deri ke sheshi “Koco Racin”.

Në komunën e Gjorce Petrov prej ora 10:00 regjim do të ketë prej tek kisha “Shën Pjetrit dhe Palit”, djathtas në sheshin “Aradhat Partizane”, djathtas në rrugën “Gjorçe Petrov”, majtas në rrugën “Vasil Çakalarov”, si dhe në kishën “Shën Panteleimon” nëpër rrugën “Demir Trajko” dhe në të majtë në rrugën “Vasil Çakalarov” tek ura hekurudhore e lumit Vardar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat