Ruzhin: Korniza kohore përshpejton proceset integruese

Maqedonia

Ruzhin: Korniza kohore përshpejton proceset integruese

Më: 19 janar 2020 Në ora: 18:01
Nano Ruzhin

Krahas 35 kapitujve të deritanishëm, metodologjia e re numëron shtatë faza që shtetet- kandidate duhet t’i plotësojnë. Këto janë kushte të caktuara ekonomike, sociale, politike dhe sundimi i të drejtës, që sipas ish diplomatit Nano Ruzhin është thembra e Akilit për të gjitha vendet post- komuniste, madje edhe për disa anëtarë të BE-së. Këto janë pika të dobëta edhe për ata që trokasin në dyert e Unionit, siç janë Serbia dhe Mali i Zi apo Maqedonia dhe Shqipëria.

“Shprehja e famshme “kornizë kohore” mund të kuptohet edhe në kuptim maksimalist edhe minimalist. Kuptimi maksimalist është- na japin data, deri atëherë patjetër ta bëni këtë apo atë. Kuptohet, këto shembuj imperativ më lehtë do të realizohen nëse ka unitet mes pushtetit dhe opozitës. Për fat të keq, përvojat ballkanike janë negative. Por, edhe këtë duhet ta mësojmë. Nuk mund të keni diapazon kaq të madh të mospajtimeve mes pushtetit dhe opozitës. Që të tejkalohen, dikush duhet të bëj kompromis. Nuk mundet një parti politike ta anulojë tërë atë që paraprakisht ndonjë parti tjetër politike dhe administratë e ka bërë. Për këtë, vlerësoj që evropianët kanë kuptuar që na duhet një mekanizëm shtesë që vazhdimisht do të na kontrollojë, nga pak edhe do të na shantazhojë, edhe pse mendoj që mjaft më me shantazhe sepse edhe i kemi frustrimet tona. Mjaft e shfrytëzuan Ballkanin si një hapësirë vakumi ku hyjnë ndikime të ndryshme ku faktorë lokal bëjnë çfarë të duan”, thotë Nano Ruzhin- ish diplomat.

Komisioni Evropian në shkurt do të publikojë mini-raportin për Maqedoninë dhe Shqipërinë dhe sipas paralajmërimeve, metodologjie e re pritet të miratohet në mars.

“Duhet të punojmë në bazë të vlerësimit se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë të gatshme ti fillojnë bisedimet e anëtarësimit, Nuk ka ndryshime lidhur me këtë qëndrim dhe ne do ti përmbahemi vlerësimit se duhet të fillojmë negociatat me këto dy shtete. Kjo gjithashtu nënkupton se duhet të kemi vendim pozitiv nga ana e Këshillit për hapjen e bisedimeve aderuese me para samitit të Zagrebit”, deklaroi OLiver Varhelyi, Komisioner për zgjerim i BE-së.

Me metodologjinë e cila dikë shpërblen, dikë dënon apo e kthen në fillim, ish diplomati thotë se disi tani dyshja e famshme Shkup- Tiranë bashkë apo ndaras, bëhet irelevante sepse tani secili do të shkoj nëpër rrugën e vet- siç e ka bërë përkatësisht siç e ka merituar. Më tej, Ruzhin shton se për ne është shumë e rëndësishme këto zgjedhje t’i bëjmë sipas standardeve evropiane. Thotë se nuk dëshiron të jetë optimist i madh, por nëse jo në muajin mars, atëherë Maqedonia në prill do të marrë datë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat