Gjorçev: Maqedonia po përballet me katastrofë demografike

Maqedonia

Gjorçev: Maqedonia po përballet me katastrofë demografike

Më: 19 janar 2020 Në ora: 19:33
Vllatko Gjorçev

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Vllatko Gjorçev sot nëpërmes një konference për shtyp tha se sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika dhe asaj që ndërlidhet me natalitetin tha se Maqedonia po përballet me katastrofë demografike të paparë.

“Maqedonia po përballet me katastrofë të paparë demografike deri më tani. Janë thyer të gjitha rekordet negative. Asnjëherë si deri më tani nuk ka pasur më pak fëmijë të lindur, nga Maqedonia asnjëherë më herët s’ka pasur më shumë persona të shpërngulur. Për fat të keq Maqedonia me këtë ritëm dhe me këtë qeveri të Zaevit po ngel e zbrazët dhe vend i shkretë. Kjo është për të ardhur keq”, tha Gjorçev.

Ai shtoi se sipas statistikave, në çerekun e tretë të vitit 2019 rënia e lindjes së fëmijëve krahasim me periudhën e njëjtë për vitin 2018 është 7.4 përqind

Recesioni demografik, thotë ai, në çerekun e tretë është 7.4 përqind. Në vitin në të njëjtën periudhë kanë lindur 5.804 fëmijë, ndërsa në vitin 2019 kanë lindur 5.374 fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat