OBRM-PDUKM: Me këtë qeveri drejtësia është e paarritshme

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Me këtë qeveri drejtësia është e paarritshme

Më: 20 janar 2020 Në ora: 10:51
Foto ilustrim

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media e akuzon qeverinë e LSDM-së për padrejtësi dhe gjyqësor të korruptuar.

Ata thonë se me këtë qeveri, drejtësia është e paaritshme.

“Kontrabandues, dhunues, kërcënues, zhvatës, sherif lokal, tradhtar dhe kriminel të ndryshëm janë të mbrojtur nga gjyqësori dhe pushteti i LSDM-së. Qytetarët i shikojnë përleshjet fizike dhe rreziqet, ndërsa pasiguria është bërë përditshmëri”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga kjo parti shtojnë se Zaevi dhe LSDM janë fajtorë për humbjet, mashtrimet dhe krimet.

“Më 12 prill do të ketë përgjegjësi. LSDM dhe Zaevi – asnjëherë më”, thonë nga OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat