OBRM-PDUKM akuzon pushtetin dhe LSDM-në për furnizimin e dokumenteve personale

Maqedonia

OBRM-PDUKM akuzon pushtetin dhe LSDM-në për furnizimin e dokumenteve personale

Më: 20 janar 2020 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM, Dimçe Arsovski nëpërmjet konference për shtyp akuzoi pushtetin për krim për furnizimin e pasaportave dhe dokumenteve personale duke konsideruar se LSDM ka dëmtuar buxhetin me mbi 12 milionë euro.

Nga OBRM-PDUKM thonë sipas planit për furnizimin e pasaportave dhe letërnjoftimeve në MPB gjatë vitit 2019 janë paraparë 7 milionë euro për këtë furnizim, që menjëherë i vetmi ofertues ‘Veridos’ të kërkojë rreth 20 milionë euro, shumë që është siguruar nga Qeveria e LSDM-së.

“Procedura ka dyshime dhe paligjshmëri në afatet rreth furnizimit publik”, thotë Arsovski i cili shton se marrëveshja prej 19.681.666 euro është arritur më datë 05.12.2019 ndërsa vendimi për zgjedhjen e raportit për procedurën e këtij furnizimi publik është arritur dhe arkivuar më 06.12.109.

Sipas tij, procedurat dhe ligjet çojnë së pari të merret vendim për zgjedhje dhe më pastaj të arrihen marrëveshje por, siç thotë Arsovski, LSDM ka shpejtuar ndërsa Prokuroria duhet të hap hetim për këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat