Petrovska: Të kota janë akuzat e OBRM-PDUKM-së për furnizimin e dokumenteve të reja personale

Maqedonia

Petrovska: Të kota janë akuzat e OBRM-PDUKM-së për furnizimin e dokumenteve të reja personale

Më: 20 janar 2020 Në ora: 20:28
Slavjanka Petrovska

Zëvendësministrja e MPB-së, Slavjanka Petrovska reagon ndaj konferencës për shtyp të OBRM-PDUKM-së, në të cilën pushteti akuzohet për krim 12 milionë euro për furnizimin e pasaportave dhe letërnjoftimeve të reja.

“Institucionet punojnë dhe do t’i hetojnë të gjitha informacionet, madje edhe akuzat e kota të nxitura nga interesat partiake. Sa për informatë, kompania që akuzohet për bashkëfajtor në krim e korrupsion është kompani gjermani ku 40% është pronar shteti gjerman”, shkruan Petrovska.

Ajo shton se OBRM-PDUKM nëse dëshiron të luftojë krimin duhet të dënohet krimi nga radhët e kësaj partie.

“Herën tjetër kur të dilni para kamerave me akuza, së pari kontrolloni nëse i dini të gjitha informacionet”, thotë Petrovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat