Mbledhje qeveritare dhe aktivitete të ndryshme të funksionarëve në Shtip

Maqedonia

Mbledhje qeveritare dhe aktivitete të ndryshme të funksionarëve në Shtip

Më: 21 janar 2020 Në ora: 08:48
Foto ilustrim

Qeveria teknike e Maqedonisë së Veriut sot në Shtip do ta mbajë mbledhjen e rregullt të katërt. Kryeministri, Oliver Spasovski dhe ministrat, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, do të kenë edhe më shumë aktivitete në rajonin e Shtipit.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, si pjesë të aktiviteteve të tij në prag të mbledhjes qeveritare, do të kontrollojëpunën e stacionit filtrues Zletovicë.

Para mbajtjes së mbledhjes qeveritare në Shtip, zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, së bashku me gjeneralin brigadier britanik, Hju Llojd Xhons do ta vizitojnë Kazermën “Jane Sandanski” në Shtip.

Në këtë kazermë realizohet trajnimi nën mentorimin e pjesëtarëve të forcave të armatosura të Mbretërisë së bashkuar.

Kryeministri Spasovski, së bashku me zëvendëskryeministren e angazhuar për Çështje Ekonomike, Milla Carovska, zëvendësministrin plotësues për Punë dhe Politikë Sociale, Sanella Shkrijel dhe drejtoreshën e DAP-it, Sanja Llukarevska, do ta vizitojnë kompaninë e tekstilit “Albatros” në Shtip. Është paraparë takim me menaxhmentin dhe të punësuarit në fabrikë.

Në këtë takim, siç është paralajmëruar, do të marrin pjesë kryetari i Komunës së Shtipit, Bllagoj Boçvarski, përfaqësues i Organizatës së punëdhënësve, si dhe përfaqësuesit të Shoqatës “Tekstilisti i zëshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat