Këshilli i Komunës Qendër Shkup do të vendosë për kërkesat e tregtarëve të Tregut të Gjelbër

Maqedonia

Këshilli i Komunës Qendër Shkup do të vendosë për kërkesat e tregtarëve të Tregut të Gjelbër

Më: 21 janar 2020 Në ora: 19:39
Shkup

Kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq dhe drejtori i ndërmarrjes publike ‘Parkingjet e Komunës Qendër’, Vasko Kuçevski, gjatë ditës së djeshme kishin takim me tregtarët e Tregut të Gjelbër.

Në mbledhje morën pjesë përfaqësues nga tregtarët të cilët kryetarit të komunës dhe drejtorit ju njoftuan problemet si dhe me ndryshimet e reja në rritjen e çmimeve të parkingut në territorin e Komunës Qendër.

Përmes vërejtjeve të argumentuara, dy palët u dakorduan t’i tejkalojnë dallimet, të cilat gjatë kësaj periudhe u manifestuan me grevë nga tregtarët por edhe me protesta.

“Prioritet janë banorët që jetojnë këtu. Jemi të gatshëm të gjejmë zgjidhje dhe nuk duam asnjë të dëmtojmë, përkundrazi duam të vendosim rend. Dorëzoni me lëtër kërkesat tuaja në arkivin e komunës, që të mund t’i shqyrtoj dhe t’i propozoj në mbledhjen e këshillit komunal në Komunën Qendër”, tha Bogdanoviq.

Ai theksoi se do t’i propozojë kërkesat e tregtarëve në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Komunës Qendër, në të cilin do të vendoset këshilltarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat