LSDM: Së bashku me qytetarët nuk do të lejojmë kthim mbrapa

Maqedonia

LSDM: Së bashku me qytetarët nuk do të lejojmë kthim mbrapa

Më: 22 janar 2020 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thotë se nuk do të lejojnë që vendi të kthehet prapa. Si përgjigje për deklaratat e OBRM-PDUKM-së, nga LSDM thonë se vendi do të vazhdojë drejt NATO-s dhe BE-së.

“Paralajmërimet e OBRM-PDUKM-së se angazhohet për anulimin e Marrëveshjes së Prespës, paraqesin kërcënim të drejpërdrejtë për anëtarësimin në NATO dhe BE. Pikërisht politikat e LSDM-së dhe Marrëveshja e Prespës i kanë siguruar vendit tonë ulëse në NATO, si anëtarja e 30-të”, thonë nga LSDM.

Nga kjo parti kërkojnë që OBRM-PDUKM-ja t’i sqarojë deklaratat e tyre në lidhje me Marrëveshjen e Prespës.

“Qëndrimet e Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së janë të papërgjegjshme, anti-shtetërore dhe në kundërshtim me qëllimet strategjike të shtetit”, thonë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat