Pas zgjedhjeve do të vendoset për vërejtjet e Komisionit të Venedikut rreth Ligjit për përdorimin e gjuhëve

Maqedonia

Pas zgjedhjeve do të vendoset për vërejtjet e Komisionit të Venedikut rreth Ligjit për përdorimin e gjuhëve

Më: 22 janar 2020 Në ora: 12:28
Komisioni i Venedikut

Ministrja e Drejtësisë, Renata Dekoska thotë se ende nuk ka përfunduar procesi rreth vërejtjeve të Komisionjit të Venedikut për Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe se me siguri do të mbesë pas zgjedhjeve.

“S’ka përfunduar ai proces. Po shqyrtohen dhe analizohen vërejtjet dhe tekstit ligjor. Unë sinqerisht besoj se kjo do të përfundonte pas zgjedhjeve, për shkak se megjithatë duhet të bëhet analizë serioze për atë propozim, nëse do të ketë ndryshime në ligj, apo kjo do të thotë krijim të disa kushteve të caktuara. “, tha Deskoska.

LSDM dhe BDI kishin interpretime të ndryshme rreth rekomandimeve të Komisionit të Venedikut për Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Komisioni i Venedikut rekomandoi të rishqyrtohen rregullat në këtë ligj me konsultim nga të gjithë palët.

Ndryshe, Ligji për përdorimin e gjuhëve u miratua në janar vitin e kaluar. Kuvendi votoi për herë të dytë pasi, vetëm pasi ish-kryetari Gjorge Ivanov refuzoi të nënshkruajë miratimin e ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat