Spasovski: S’ka importim të mbetjeve të dëmshme në vend

Maqedonia

Spasovski: S’ka importim të mbetjeve të dëmshme në vend

Më: 22 janar 2020 Në ora: 12:29
Oliver Spasovski

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski sot deklaroi se “nuk ka importim të mbetjeve të dëmshme në vend”.

“Ajo që ndodhe në Bullgaria nga afër po e ndjekim. Dalim shumë informacione. Ju bëj apel t’i kontrolloni, posaçërisht kur bëhet fjalë për materie senzitive siç është kjo, për mjedisin jetësor”, tha Spasovski.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Spasovski tha se edhe Prokuroria Publike ngiriti procedurë për hetimin e informacioneve që dolën në opinion për importim të dëmshëm në vend.

“Nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor kemi informacioni se importimi i atyre mbetjeve është i lejuar, për të cilat ka edhe certifikata të caktuara, se nuk ka mbetje të dëmshme që është importuar në vend”, tha mes tjerash Spasovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat