Filipçe për virusin “Korona”: Presim rekomandime nga OBSH-ja

Maqedonia

Filipçe për virusin “Korona”: Presim rekomandime nga OBSH-ja

Më: 22 janar 2020 Në ora: 14:23
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot tha se presin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) që të jep rekomandime, në lidhje me parandalimin e virusit “Korona”, i cili së pari u përhap në Kinë.

Me këtë virus për një kohë të shkurtë janë infektuar rreth 500 persona, ndërsa janë regjistruar edhe 6 viktima.

“Kemi pasur dje bisedime jozyrtare, pasi kishte disa aktivitete në Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe shqyrtohen rekomandimet eventuale edhe për vendet më të largëta. Do të shohim si do të jenë rekomandimet dhe do të veprojmë”, tha Filipçe.

OBSH ka njoftuar se ekzistojnë mundësi që virusi të përhapet edhe në pjesë tjera të Kinës, si dhe në shtetet më të largëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat