Rritet numri i të sëmurëve nga gripi në Maqedoni

Maqedonia

Rritet numri i të sëmurëve nga gripi në Maqedoni

Më: 22 janar 2020 Në ora: 16:53
Foto ilustrim

Mjeku i Vlladimir Mikiq nga Instituti për Shëndet Publik thotë se numri i të sëmurëve nga gripi është rritur dhe se vetëm javën e kaluar janë regjistruar më shumë se 1.000 persona të prekur nga gripi.

Në ISHP kanë arritur 40 materiale për testim ndërsa 20 prej tyre kanë qenë pozitive.

Sipas Mikiq, në shtet ka tre lloje të virusit, lloji B, AN1 dhe AN3 dhe të njëjtat lloje po qarkullojnë nëpër Evropë.

“Prej 14 pacientëve që janë hospitalizuar është marrë material, ndërsa gjysma prej tyre janë pozitiv në grp. Kjo do të thotë se gjysma kanë qenë të hospitalizuar për shkak të ftohjes. Ende po i përpunojmë të dhënat për pacientët kritikë”, tha mjeku i ISHP, Mikiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat