Osmani: Franca tani ka qëndrim më të butë për fillimin e bisedimeve

Maqedonia

Osmani: Franca tani ka qëndrim më të butë për fillimin e bisedimeve

Më: 22 janar 2020 Në ora: 17:41
Bujar Osmani

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani ka njoftuar se së shpejti do të vizitojë Parisin, në mënyrë që të dëgjojë qëndrimet e reja të Francës për fillimin e negociatave, dhe të raportojë për atë që ka bërë vendi ndërkohë në zbatimin e reformave. Ai thekson se të gjithë në BE presin që Ligji për Prokurorinë Publike të miratohet përpara se të shpërndahet Kuvendi.

“Unë para disa ditëve komunikova me Ministrin për Evropë të Francës dhe dakorduam takimin tim në Paris për të dëgjuar qëndrimet e reja të Francës për fillimin e negociatave, dhe për të shpjeguar se çfarë kemi bërë në ndërkohë. Do të shfrytëzojmë edhe këta informacione që kam marrë nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për të folur me autoritetet franceze”, tha Osmani pas një vizite në Komisionin për Antikorrupsion dhe kryetaren e këtij institucioni, Biljana Ivanovska.

Zv. kryeministri vlerëson se Franca tashmë ka një qëndrim më të butë, nëse ndiqen të gjitha deklaratat e Presidentit Emmanuel Macron.

“Unë mendoj se Franca tashmë ka një qëndrim më të butë, nëse i ndiqni të gjitha deklaratat e Presidentit Macron, nëse shihni atmosferën pozitive dhe se atje i vetmi kusht është miratimi i metodologjisë e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat