Vërejtjet e Komisionit të Venecias nuk janë diskutuar në institucionet shtetërore - Bota Sot
Vërejtjet e Komisionit të Venecias nuk janë diskutuar në institucionet shtetërore

Maqedonia

Vërejtjet e Komisionit të Venecias nuk janë diskutuar në institucionet shtetërore

Më: 22 janar 2020 Në ora: 20:37
Foto ilustrim

Institucionet nuk kanë bërë ende asgjë për të zbatuar vërejtjet e Komisionit të Venecias për Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Rezultatet zero ka trupi punues i formuar një muaj më parë nga Ministria e Drejtësisë, Sekretariati për Çështje Evropiane, Ministria e Punëve të Jashtme dhe kabineti qeveritar, detyra e së cilit ishte të zhvillonte një metodologji për zbatimin e këtyre vërejtjeve.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë se procesi nuk është i plotë dhe nuk do të përfundojë para zgjedhjeve të prillit. Vërejtjet u shqyrtuan dhe u analizua teksti ligjor. Do të bëhet bëhej analizë serioze nëse ligji duhet të ndryshohet ose të krijohen kushte të caktuara.

Nga ana tjetër, Sekretariati për Çështje Evropiane informon se nuk ka pasur takim të grupeve punuese dhe se rekomandimet e Komisionit të Venecias mbeten për tu zbatuar përmes planeve të rregullta të veprimit për përdorimin e gjuhëve.

Ata theksojnë se është arritur konsensus që ligji nuk duhet të preket, por të sigurohet që zbatimi i tij nuk do të pengojë proceset e tjera. Edhe nga qeveria konfirmojnë që kjo çështje nuk është diskutuar deri më tani në kabinet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat