Nikoloska: Akuzat për PSP-në për marrje të parave janë në bazë të spekulimeve

Maqedonia

Nikoloska: Akuzat për PSP-në për marrje të parave janë në bazë të spekulimeve

Më: 22 janar 2020 Në ora: 22:30
Nikoloska

Ish-gjyqtarja në Strasburg, Margarita Caca Nikolovska në debatin e sotëm në “TV24” tha se nuk mundet në bazë të spekulimeve të merren vendime nëse prokurorët e PSP-së duhet apo nuk duhet të jenë pjesë e Prokurorisë për ndkekje të kimit të organizuar dhe korrupsionit të Vilma Ruskovskës. Kjo ka të bëjë me akuzën se prokurorët e PSP-së kanë marrë shtesa pagash në kundërshtim me ligjin, por sipas saj, ajo nuk është provuar dhe bazuar në spekulime nuk mund t’u ndalohet hyrja në këtë prokurori.

“Nëse aspirojmë për shtetin e së drejtës, nuk mund të lejojmë të flasim për ndonjë procedurë të paligjshme, nëse nuk është e konfirmuar nga ndonjë autoritet kompetent”, tha ajo.

Sa i përket ligjit për Prokurorinë Publike, ish-gjyqtari thotë se duhet të miratohet.

“Ligji i prokurorisë është i lidhur me sundimin standard të ligjit. Ne kemi problem me sundimin e ligjit me gjetjen e ekspertëve të lartë”, tha Nikolovska./Telegafi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat