Spasovski në takim me ambasadorët e vendeve të BE-së: Mbështetje për vazhdimin e reformave

Maqedonia

Spasovski në takim me ambasadorët e vendeve të BE-së: Mbështetje për vazhdimin e reformave

Më: 23 janar 2020 Në ora: 17:09
Spasovski në takim me ambasadorët e vendeve të BE-së

Kryeministri i Qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski, sot u takua me ambasadorët rezident të vendeve anëtare të BE-së në vend.

Siç njoftojnë nga kabineti i Spasovskit, në takim u shprehën urime deri tek ai dhe qeveria për zbatimin e vazhdueshëm të obligimeve nga Marrëveshja e Përzhinës dhe formimin e Qeverisë kalimtare, tre muaj para zgjedhjeve që u njoft nga ana e BE-së si maturi e demokracisë në vend.

“Në takim fuqishëm janë përshëndetur përpjekjet e Kryeministrit Spasovski dhe të Qeverisë për vazhdimin e reformave, për vazhdimin e dialogut me opozitën, për përcaktimet e qarta nga Qeveria për respektimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe marrëveshjet me Republikën e Greqisë dhe Republikën e Bullgarisë, për zbatimin e zgjedhjeve korrekte të cilat kanë rëndësi të madhe për stabilitetin e qytetarëve dhe shtetin tonë dhe për integrimet në NATO dhe BE”.

“U vlerësua se këto janë detyrime të rëndësishme, të mara me seriozitet nga Qeveria e cila funksionon me kapacitet të plotë, siç janë nevojat shtetërore në këtë periudhë kyçe kur RMV-ja pret të bëhet anëtare e plotfuqishme e NATO-s dhe të përparojë në sferën e eurointegrimeve. Është shprehur pritshmëri se në atë nivel të përgjegjësisë do të jenë të gjitha subjektet politike në vend”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Më tej shtohet se në takim u konfirmua se RMV-ja ka zbatuar reformat e nevojshme është vlerësuar se fokusi drejt realizimit të mëtejshëm të tyre është sinjal pozitiv ndaj vendeve anëtare të BE-së.

“Jemi falënderues ndaj mbështetjes dhe rekomandimeve të liderëve të vendeve tuaja që vendimi për fillimin e bisedimeve aderuese me vendin tonë duhet të sillet dhe me çka zgjerimi i BE-së mbahet në agjendën e lartë të institucioneve evropiane”, ka thënë Spasovski në takim.

Në fund në njoftimin e qeverisë thuhet se mbledhja e kryeministrit Spasovski me ambasadorët rezidentë nga vendet anëtare të BE-së në vendin tonë është përshëndetur si një porosi e rëndësishme për përcaktimin e Qeverisë që të vazhdojë nga afër të bashkëpunojë me vendet anëtare të BE-së dhe me institucionet e BE-së, në kohën e pritshmërie të hapit të merituar për integrimet evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat