Sheqerinska flet për rreziqet e shfuqizimit të Marrëveshjes së Prespës

Maqedonia

Sheqerinska flet për rreziqet e shfuqizimit të Marrëveshjes së Prespës

Më: 23 janar 2020 Në ora: 17:10
Radmilla Sheqerinska

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska foli për dëmin që do të ishte bërë nëse ndrzshohet apo shfuqizohet Marrëveshja e Prespës, diçka që ishte paralajmëruar nga OBRM-PDUKM.

“Pa Marrëveshje të Prespës, nuk ka anëtarësim në NATO. Pa anëtarësim në NATO nuk ka siguri njëqind përqindëshe. Pa NATO nuk ka investime të mëdha”, thotë Sheqerinska.

Sipas saj, prekja e Marrëveshjes së Prespës është njëlloj sikur në Ballkan të djegësh barot, pavarësisht nëse këto deklarime janë serioze.

“OBRM-PDUKM asnjëherë nuk arriti zgjidhjen ku pranohet identiteti maqedonas. Kjo qeveri arriti ta realizojë ëndrrën shtetërore. Ajo marrëveshje nuk u përshëndet rastësisht, anulimi i marrëveshjes do të na kthente pas, në izolim”, deklaroi Sheqerinska.

Ajo i bëri thirrje deputetëve të opozitës maqedonase ta përkrahin Ligjin për Mbrotjje për shkak se me këtë ligj, sipas saj, do të jemi nën ombrellën e sigurisë së NATO-s. Sheqerinska gjithashtu u shpreh e bindur se në zgjedhjet e ardhshme, Maqedonia e Veriut do të jetë pjesë e NATO-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat