Kuvendi i Maqedonisë miratoi propozim Ligjin për ndërtim

Maqedonia

Kuvendi i Maqedonisë miratoi propozim Ligjin për ndërtim

Më: 23 janar 2020 Në ora: 18:38
Kuvendi

Kuvendi miratoi sot propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim. Prej 65 deputetëve, 48 votuan “për”, 17 ishin kundër dhe asnjë abstenim.

Sipas propozuesit, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, me ndryshimet në Ligjin për ndërtim, saktësohet procedura dhe dokumentacioni i kërkuar për marrjen e miratimit të ndërtimit dhe për përdorim, si dhe harmonizimin me Ligjin për Mbikëqyrjen e Inspektimit dhe Ligjin për kundërvajtje.

Për deputetët e opozitës, ndryshimet në ligj janë për interes të disa të fuqishmit dhe do të çojnë në kaos urban. Shumica parlamentare konsideron se është e mundur të legalizohet aty ku lejohet sipas planifikimit urban.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat