Kamçevi kërkon pasaportat në këmbim të 3 milion eurove garanci

Maqedonia

Kamçevi kërkon pasaportat në këmbim të 3 milion eurove garanci

Më: 23 janar 2020 Në ora: 19:44
Orce Kamçevi

Orce Kamçevi i kërkon të dyja pasaportat, atë maqedonas dhe bullgar. Nëse ia kthejnë garanton me tre milion euro se nuk do të arratiset. Ai personalisht nuk sqaroi para gjykatësve pse i kërkon pasaportat. Avokatët e tij kërkuan heqjen e masës së sigurisë në mënyrë që Kamçevi të kalojë kufirin. Ata rikujtuan se ai kishte një pasaportë të përkohshme.

Prokuroria e lartë, kundërshtoi mbrojtjen dhe u kërkoi gjykatësve të Apelit, që ta refuzojnë kërkesën e tyre, për shkak të rrezikut nga arratisja. Në pyetje të gjykatësve të Apelit, deri ku është hetimi i rastit Perandoria, avokati i Kamçevit, Apostolski tha se nuk kishte pasur ende ekspertizë të dëmit. Edhe nga Prokuroria e Lartë nuk tregojnë, deri ku është hetimi.

Hetimi për rastin “Perandoria”, u hap 14 muaj më parë në nëntor të vitit 2018, dhe është akoma aktiv. Prokuroria ka afat edhe gjysmë viti për të ngritur padi ose hetimi i 13 të dyshuarve do të dështojë. Burime nga Prokuroria Themelore Publike, për Alsat thonë se punohet në hetimin për pastrim të parave.

Për momentin nuk ka zgjerim të hetimit të dyshuar tjerë, edhepse nga PSP ishte paralajmëruar një mundësi e tillë. Nga ana tjetër, është zgjeruar ekipi i prokurorëve. Krahas Lile Stefanovës, prokuror i dytë në rastin “Perandoria” është Gordana Smaqoska nga Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat