Shkrijel: Qytetarët më afër sistemit për mbrojtje sociale

Maqedonia

Shkrijel: Qytetarët më afër sistemit për mbrojtje sociale

Më: 23 janar 2020 Në ora: 21:28
Foto ilustrim

Zv. ministrja plotësuese e Punës dhe Politikës Sociale, Sanela Shkrijel, sot i vizitoi zyrat e sapohapura për punë sociale në komunat Bërvenicë dhe Zhelinë, ku me kryetarët Enver Pajaziti dhe Blerim Sejdiun, si dhe drejtorin e Qendrës ndërkomunale për Punë Sociale – Tetovë, Darko Obadiq e mirëpriten përafërmin e shërbimeve nga mbrojtja sociale deri tek qytetarët nga mjediset rurale.

Siç edhe kumtuan nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, këto dy zyra janë pjesë nga rrjeti i zyrave që Ministria i ka hapur në bashkëpunim me komunat për ta lehtësuar qasjen deri tek të drejtat sociale për të gjithë qytetarët.

“Për dy vjet e gjysmë të kaluara ne kemi punuar në rregullimin e sistemit të mbrojtjes sociale me nevojat e qytetarëve. Këto zyra janë rezultat i kujdesit për çdo qytetar në mënyrë të thjeshtë dhe të arritshme për të kërkuar ndihmë sociale ose ndonjë të drejtë tjetër nga sistemi i sigurimeve shoqërore. Banorët e Bërvenicës dhe Zhelinës nuk kanë më nevojë të shkojnë deri në Tetovë, por mund të informohen dhe të aplikojnë në zyrën komunale. Reforma sociale nënkupton ndryshimin e qasjes tek qytetarët, kujdesin në mënyrë të barabartë për çdo qytetar”, theksoi zëvendësministrja Shkrijel.

Me hapjen e 50 zyrave rajonale të Qendrës ndërkomunale për Punë Sociale, me theks të veçantë në komunat rurale, nga MPPS njoftojnë se është siguruar koordinim më i mirë i aktiviteteve, për lehtësimin e Qendrës ndërkomunale për Punë Sociale dhe cilësi më e mirë e shërbimeve për qendrat e mbrojtjes sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat