Llokvenec: Me bllokimin e Ligjit për mbrojtje, OBRM-PDUKM pengon anëtarësimin në NATO

Maqedonia

Llokvenec: Me bllokimin e Ligjit për mbrojtje, OBRM-PDUKM pengon anëtarësimin në NATO

Më: 24 janar 2020 Në ora: 15:04
Hari Llokvenec

Hari Llokvenec nga radhët e LSDM-së në konferencë për shtyp në Kuvend tha se “OBRM-PDUKM duhet të përfundojë me sjelljen shkatërruese dhe me politikat e vogla partiake dhe të japin mbështetje në Ligjin për mbrojtje, që është kyç për anëtarësimin e vendit në NATO”.

“Bllokimi me vetëdije i deputetëve të OBRM-PDUKM-së, mund të provokojë veto të re në Greqi dhe Maqedoninë ta kthejë me dekada pas. Mickoski dhe OBRM-PDUKM të ndalojnë me lojërat e politikave të imëta për shkak se sjellja e tyre që moti është lexuar nga qytetarët”, thotë Llokvoenec duke ju bërë thirrje të përkrahin ligjin dhe se ky ligj ka të bëjë vetëm me ndryshimin e emrit të ushtrisë.

Ai shtoi se nëse nuk e kanë përkrahjen e opozitës maqedonase, do të sigurojnë shumicë prej 80 depitetë me çka do të miratohej ligji nv fjalë deri në fund të mandatit të kësaj përbërje kuvendare.

Llokvenec nuk u përgjigj nëse për këtë ligj ka përkrahjen e e grupit të pavarur të OBRM-PDUKM-së, por tha se pretr konsensus për këtë çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat