“Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit të fokusohet tek lëndët e rëndësishme” - Bota Sot
“Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit të fokusohet tek lëndët e rëndësishme”

Maqedonia

“Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit të fokusohet tek lëndët e rëndësishme”

Më: 24 janar 2020 Në ora: 19:29
Komisioni për Parandalimin

208 procedurave që kanë filluar nga Komisioni Shtetëror për Ndalimin e Korrupsionit, janë ndërprerë, ndërsa vazhdojnë vetëm 56 . Numri më i madh i vendimeve që i ka sjellë Komisioni për Antikorrupsion kanë të bëjnë me fushën e shërbimeve publike që është 20% dhe 24 % të rasteve kanë të bëjnë me fushën e arsimit. Këto të dhëna dalin nga raporti i parë i “Societas Civilis”, për punën e Komisionit për Antikorrupsion.

Raporti tregon se gjë pozitive është ajo që numri më i madh i iniciativave për fillim të procedurës janë bërë me vetëiniciativë nga Komisioni, që përbën përqindje prej 26 dhe radhitet menjëherë pas parashtruesve të njohur që korrespodon me 27% të rasteve.

Koordinatori i projektit Misha Popoviq rekomandon që Komisioni të merret me raste që janë më të rëndësishme dhe të demonstroj se ka luftë kundër korrupsionit.

Autorja e raportit Martina Ilievska tregon se periudha kohore për të cilën janë sjellë vendime variojnë nga 18 deri në 2 muaj.

Kjo analizë është bërë për periudhën nga muaji mars kur është formuar Komisioni Shtetëror për Ndalimin e Korrupsionit e deri në muajin shtator. Ata informuan se do të përgatisin edhe raport të dytë për muajt tetor-dhjetor.

Numri i përgjithshëm i vendimeve të sjella dhe analizuara të Komisionit Antikorrupsion, janë 273, në 22 seancat e zhvilluara për këtë periudhë kohore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat